Categories Lajme

Prob.lemet me pronat, Lame: Vlonjatët gjaknxehtë, shtyjnë njëri-tjetrin

Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se në këto 30 vite shteti nuk ka bërë punën e duhur sa i takon pronave. Në studion e lajmeve në RTV Ora, duke u ndalur tek rastet në Vlorë, ku qindra vendime gjykatash nuk janë ekzekutuar, Lame u shpreh se zona e Vlorës është më problematike, pasi nuk ka hartografi. Çështjet e konflitetit të pronave në Vlorë, Lame e lidhur edhe me natyrën e të qenit vlonjat.

Lame: Shteti nuk e ka bërë punën në këto 30 vjet. Ka me qindra vendime gjykatë të paekzekutuara dhe kanë të bëjnë me kohezionin social. Një vendim gjykatë i ekzekutuar, ose një çështje pronësie mbi vendosjes se sqaruar bën që dy fqinj t’i thonë mirëmëngjesi njëri-tjetrit dhe jo të shohin me kobure ne brez. Kjo është pjesë e kohezionit social.

Rasti i Vlorës nuk është i veçantë. Problemet më të mëdha të pronësisë janë në qytetet më të mëdha dhe në brezin bregdetar. Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë duan afër detit. Në këto 30 vjet kanë mbivendosur njëri-tjetrin, kanë bërë si kanë bërë, kanë shtyrë njëri-tjetrin deri tani, tani janë bërë aq shumë atje se nuk kanë ku të shtyjnë më njëri-tjetrin. Veçse ta hedhin në det ose të vriten me njëri-tjetrin. Në këtë moment kemi hyrë në fazën për të ndërhyrë dhe për të vënë rregull. Një nga pikat e para të lëvizjeve që u bënë ishte që të gjitha zyrat e Kadastrës të Bregdetit duhet të ndërronin drejtorët dhë një pjesë të mirë të personelit. Ishin diku të përzjerë, diku pjesë e qokave etj,.

Vlora pati ca problematika të tjera dhe vazhdon ti ketë. Ka arsyet e veta. E para sepse Vlora ka llokmën më të mirë të bregdetit. Është pjesa me joshëse. Problemet që ka pasur Vlora në pronësi për fat të keq janë munduar ta zgjidhin në rrugën më të keqe të mundshme, duke mos bërë farë Hartografi në zonën e Vlorës. Janë vetëm gjëra të shënuar në letër pa harta. Njerëzit janë mbivendosur.

Pyetje: Pse s’ka harta?

Artan Lame: Sepse nuk kanë dashur asnjëherë ta bëjnë.

Pyetje: Këtu po flasim për korrupsion apo për neglizhencë

Artan Lame: Të gjitha bashkë, edhe mungesa e vullnetit për ta përballuar problemin edhe probleme të trashëguara. Tani që po fillojmë ti hapim petët lakrorit dhe themi cilat janë problemet reale fillojmë bëjnë përplasjet e njëri-tjetrit. Vlora ka disa specifika të vetat, plus edhe specifikën e të qenit vlonjat, janë më gjaknxehtë dhe aty vajti më tepër fërkimi këto ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME