Categories Lajme

Probleme të mëdha në koncesionet për HEC-et, 8 kontrata me shkelje të rënda

Tetë dosje të kontratave koncesionare të hidrocentraleve nga 54 të tilla, kanë probleme të mëdha.

Raporti u prezantua sot nga Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Hantin Bonati.

Ky i fundit u shpreh së për kontratat me probleme, do të fillojnë menjëherë procedurat për ndërprerjen e tyre në mënyrë të njëanshme.

Sipas tij, problemet në këto kontrata lidhen me moskorrektësinë nga ana e subjekteve, si dhe burokracitë e ndjekura nga institucionet publike.

Ai tha:

Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Ndër problematikat kryesore të konstatuara nga kontrolli i deritanishëm mund të përmendim: mosrespektim e afateve kohore procedurale; mosrespektimin e kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara (qofshin të aspektit ndërtimor, mjedisor, financiar etj) Në vëmendje të analizës sonë janë jo vetëm problematikat që janë rezultat i jokorrektësisë nga ana e subjekteve, por janë dhe problematikat që janë shkaktuar nga burokracia procedurale e ndjekur nga institucionet publike. Ndërprerja e kontratave është një proces kompleks dhe nga ana e Ministrisë po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME