Categories Lajme

Problemet me identifikimin shkaktuan radhë tek qytetarët: Presim ndryshim dhe integrim

Interesi i lartë i qytetarëve për të votuar por edhe problemet me pajisjet e identifikimit krijuan radhë në qendrën e votimit në zonën e Freskut në Tiranë. Disa prej votuesve thanë se pritën për rreth dy orë pranë qendrave në shkollën “17 shkurti”. “Kam dy orë që rri në radhë dhe padashje nuk votoj dot,” thotë qytetari. “Kishte problem sistemi. Nuk funksiononte, kështu thoshin dhe kemi ardhur pas tre orësh,” thotë qytetari.

Përveç dëmtimit të dy pajisjeve të identifikimit me sa duket qytetarët kanë pasur edhe probleme me listat. “Kemi vështirësi, nuk dimë ku janë emrat, megjithëse emrat janë këtu po kush rri i kontrollon me radhë. Shyqyr që njerëzit duan të votojnë, kjo është gjë e mirë, ” thotë qytetari.

Pjesëmarrja e lartë duket se lidhet me pritshmëritë që qytetarët kanë për zgjedhjet. “Mos kemi diferencë nga ata,” thotë qytetarja. “Unë jam pensioniste, të më rritet pak pensioni,” thotë një e moshuar. “Për kushte më të mira, kushtet e punës, rogat të rriten, pensionet të rriten,” thotë qytetarja. Votuesit kërkojnë rritje të mirëqenies ekonomike, si pensionet, rrogat për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.

“Ndryshim. Ambienti, shkollat, puna, gjithçka,” thotë qytetarja. Fluksi i qytetarëve ka sjellë dhe grumbullime edhe pse rekomandimet e mjekëve janë për shmangien e situatave të tilla në kushtet e pandemisë.

“Nuk është normale që në këtë periudhë pandemie të jenë kaq pak zyra dhe kaq shumë njerëz,” thotë qytetari. Pas votimit masiv, qytetarët apelojnë edhe që procesi i numërimit të votave të jetë i rregullt në mënyrë që verdikti i tyre të mos tjetërsohet “Që të numërohet vota një për një, kaq. Të lexohet vullneti i popullit,” thotë qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME