Categories Lajme

Problemet në organizëm kur mungon kaliumi, produktet ku gjendet

Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por është e nevojshme të mësoni për të. Ky mineral është i domosdoshëm për forcën e muskujve, funksionimin e nervave dhe një sistem të shëndoshë të qarkullimit të gjakut.

Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.

Megjithatë mos u gëzoni para kohe. Edhe nëse ju merrni dozën e rekomanduar ditore të kaliumit që është 4,700 mg në ditë, gjasat janë që ju të vuani nga pamjaftueshmëria e tij.

Përse ndodh kjo? Sa më shumë kripë të konsumoni në ditë, aq më shumë kalium humbet trupi.

Shenjat e pamjaftueshmërisë së kaliumit shpesh kalojnë pa u vënë re, por nëse i përjetoni këto shenja, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat për të parë nivelet e kaliumit.

Ndiheni vazhdimisht të plogësht

Çdo qelizë e trupit ka nevojë për sasi të mjaftueshme të kaliumit që të funksionojë. Rënia e niveleve të kaliumit mund të shkaktojë një lodhje të përgjithshme dhe ndjesinë e të qenit të këputur apo të dërrmuar.

Ndaj nëse aktiviteteti juaj i përditshëm ju bën të ndiheni të këputur, ndonëse keni fjetur mjaftueshëm, atëherë fajin e ka kaliumi.

Keni tension të lartë të gjakut

Kaliumi ndihmon të qetësojë enët e gjakut. Nëse nivelet e tij nuk janë të mjaftueshme, atëherë enët ngushtohen dhe rrjedhimisht tensioni i gjakut është i lartë.

Konsumoni ushqime të përpunuara dhe të shpejta

Ngrënia e ushqimeve të përpunuara siguron që nivelet e kaliumit në organizëm janë të ulëta.

Patatinat, biskotat, ushqimet e ngrira të gjitha janë të pasura me kripë dhe siç e thamë edhe më lart, sa më të larta nivelet e sodiumit, aq më pak kalium ka trupi.

Hiqni dorë nga ushqimet e kriposura dhe lëreni trupin të ruajë sasitë e kaliumit për të cilat ka nevojë.

Keni muskuj të dobët

Kaliumi luan një rol në qetësimin e kontraktimit të muskujve. Ndaj kur nivelet e kaliumit janë të ulëta ju mund të përjetoni dhimbje ose kontraktime të muskujve.

Keni rrahje të çrregullta të zemrës

Ndjesia sikur zemra resht së rrahuri është e frikshme. Po ashtu është edhe përshpejtimi ose çrregullimi i rrahjeve të zemrës krejt papritur.

Shkaqet e këtyre simptomave janë të ndryshme, por mungesa e kaliumit është një prej tyre.

Ju merren mendtë ose ju bie të fikët

Rënia e menjëhershme e nivelit të kaliumit ngadalëson rrahjet e zemrës mjaftueshëm sa t’ju bëjë të ndiheni sikur do të rrëzoheni përtokë nga momenti në moment.

Nuk është diçka e zakontë dhe shkaqet janë të shumta, por nëse kjo ju ndodh duhet të takoheni me një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vuani nga konstipacioni

Tingëllon e çuditshme, por nivelet e ulëta të kaliumit ngadalësojnë të gjitha funksionet e trupit dhe sistemi tretës nuk bën përjashtim.

Fryrjet dhe kontraktimet e barkut ndodhin edhe si pasojë e pamjaftueshmërisë së kaliumit.

Ushqimet më të pasura me kalium

Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.

  • Fasulet e bardha — 1 filxhan çaji me fasule të gatuara 1,004 miligramë
    • Avokado — 1 copë: 690 miligramë
    • Brokoli — 1 filxhan çaji me brokoli të gatuar: 458 miligramë
    • Patatja e ëmbël — 1 kokërr mesatare: 438 miligramë
    • Bananet — 1 banane mesatare: 422 miligramë
    • Salmoni — 85 gramë: 416 miligramë
    • Bizelet — 1 filxhan çaji me bizele të gatuara: 384 miligramë
    • Sardelet — 3.75 gramë: 365 miligramë
    • Qitro — 1 frut: 354 miligramë
    • Qumësht i paskremuar — 1 filxhan 250 ml: 260 miligramë
    • Mishi i viçit — 85 gramë: 237 miligramë

7 vlerat shëndetsore të kaliumit

  1. Ul tensionin e gjakut dhe mbështet shëndetin e zemrës.
    2. Mbështet metabolizmin.
    3. Parandalon kontraktimet dhe dhimbjet muskulare.
    4. Ruan shëndetin e kockave.
    5. Mbështet sistemin nervor.
    6. Është i nevojshëm për një tretje të mirë.
    7. Parandalon çrregullimet e veshkave./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U denoncua i zhdukur nga i ati, gjendet i mbytur në një kanal 33-vjeçari në Durrës

Një 33-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë nga policia, një ditë pasi babai i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste lëndë narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. Ja emri

Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar, i cili ka qenë i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK merr autorizim nga GJKKO, sekuestron telefonin e Ajola Xoxës

Me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Dhjetor 2024

Dashi Ky është muaji i ndjenjave, i emocioneve dhe i dashurisë. Por këtë të shtunë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT / “Sky ECC” në Greqi zbulon trafikun e drogës, arrestohen 24 persona, mes tyre 14 shqiptarë, disa prej tyre nga Vlora…

Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC”…

LEXO ME SHUME