Categories Lajme

Procedurat/ Pasaportat dhe kartat e identitetit, ambasada shqiptare njoftim për emigrantët që jetojnë në Greqi

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare një informacion me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen. Bëhet fjalë për procedurat mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë. Sipas ambasadës, pranë këtij institucioni kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTEVE BIOMETRIKE:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020. Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën, lutemi na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit ju informojmë se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë. Ju faleminderit,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME