Categories Lajme

Procesi i rivlerësimit, ndryshojnë rregullat për shitjen e banesave

Duke filluar që nga java e ardhshme pritet të nisë procesi i rivlerësimit të banesave.

Procesi do të zgjasë deri në muajin shtator, ndërsa nga kjo nismë pritet të përfitojnë rreth 50 mijë qytetarë. Qeveria parashikon se efekti financiar do të jetë rreth 40 milionë dollarë.

Kjo nismë i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët kanë vendosur të shesin banesën, pasi do paguajnë 3% taksë nga 15 % që është aktualisht.

Në lidhje me këtë nismë, kanë folur edhe disa nga përfaqësuesit e agjencive imobilare në vend. Në një prononcim për Abc News, Ilda Zaloshnja, agjente imobiliare shprehet se për shkak të tatimit të lartë, tregu është i përfshirë nga transaksione informale.

“Sot e dimë që ka një çmim real dhe një çmim tjeter të deklaruar në shitje. Kjo duhet të shmanget duke i dhënë taksën atij që i takon, por edhe duke formalizuar tregun e agjencive imobilare, pra duke i thënë vlerë reale statistikave në lidhje me shitjet dhe vleren e pronave”, tha ajo.

Ndërkohë një tjetër agjent imobilar, Lefter Sila i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e tatimit prej 15 % . Sipas tij, ka dy mënyra për të realizuar rivlerësimin e banesave nga qytetarët.

“Ka dy mënyra për të bërë rivlerësimin, nëse vlera e një prone përputhet me çmimin minimal fiskal të nxjerre nga qeveria rivlerësimi bëhet në hipoteke, mënyra e dytë kur vlera e tregut e kalon çmimin e vendosur nga qeveria duhet patjetër që prona të vlerësohet nga një vlerësues privat i licencuar”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME