Categories Lajme

Procesion si në Vatikan, Kisha Katolike organizon “Udhën e Kryqit” edhe në Tiranë (FOTO+VIDEO)

Për herë të parë, Kisha Katolike Shqiptare, ashtu si në Vatikan, organizon Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacioneve të Tij, në Mjediset e Sheshit “Nënë Tereza”, procesion të cilin do ta udhëheqë e celebrojë Atqipeshkvi Mitropolit të Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqesia e Tij, Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri , Eminenca e Tij e Lartë, Lugi Bonazzi.Monsinjor Arjan Dodaj tregoi domethënien e ritit dhe shpjegoi procedurat fetare që ndiqen në këtë rast.

“Siç e do tradita e krishterë, edhe ne mblidhemi së bashku në këtë shesh për të përjetuar momentet e fundit të jetës së Jezusit, udha e tij me kryqin e shenjë. Ne do të përshkojmë 14 ndalesa ku përjetojmë momente të ndryshme të mundimit të Tij.
Në to identifikojmë ecurinë e jetës sonë, mbarë njerëzimi është i shtypur nga pesha e kryqit.

Sot njeriu është i rrëzuar në shumë aspekti si lufta dhe krizat ekonomike.

Koloseu emblemë e këtij riti, ku Papët nga 19750 kanë dashur ta bëjnë këtë vend në qendrën e martirizimit të krishterëve të parë ku iu hidheshin kafshëve të egra kur nuk braktisnin fenë e të përqafonin fenë pagane të perandorëve.

Koloseu është vendi i persekutimit dhe martirizimit të krishterëve në mbarë botë”, tha Monsinjor Dodaj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME