Categories Lajme

Makina përplaset me njerëzit në Tel Aviv, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm në Tel Aviv, qendra tregtare e Izraelit.

Ministria e Jashtme e quajti atë si një “sulm terrorist”, një term që zyrtarët izraelitë përdorin për sulmet nga palestinezët.

Sipas policisë izraelite një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku të njohur bregdetar përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Sulmi erdhi në sfondin e tensioneve të rritura pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza, si dhe një sulm me të shtëna në Bregun Perëndimor të pushtuar që vrau dy izraelitë me kombësi britanike. Kjo pasoi ditë dhune dhe trazirash në vendin e shenjtë më të ndjeshëm të Jerusalemit, kompleksin e xhamisë al-Aksa në Qytetin e Vjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME