Categories Lajme

Programi i PD “Rinia Fiton” Takime me të rinj të FRPD në Bajkaj-Vergo në Delvinë dhe në Vlorë

Vazhdojnë takimet me elektoratin nga Z Bujar Leskaj, jo vetëm në Vlorë, po u zhvilluan dhe pesë takime me të rinj të FRPD në Bajkaj- Vergo në Delvinë dhe në Vlorë në lagjen “Hajro Çakërri”!  Të rinjtë shqiptarë nuk vuajnë nga amnezia.  Janë dëshmimtarë të kësaj keqqeverisjeje të sektit Rama, që i la jashtë vëmendjes, duke i detyruar të marrin rrugët e botës.  Të rinjtë shqiptarë janë djem e vajza të arsimuar që nuk rrojnë me propagandë.  Rinia do punë, arsim cilësor, standarte jetese, garanci për të ardhmen. Ndalja e largimit të të rinjve, por dhe përfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat folëm.  Dhe kryetari Basha në programin: “Rinia Fiton” nuk jep premtime, por angazhime.  Angazhime për punësimin, për arsimimin, për familjen, për të ardhmen! Angazhime, sepse programi i Partisë Demokratike ka në qendër rininë, qytetarin, Shqipërinë, shqiptarët!

Programi i PD “Rinia Fiton” parashikon:

– Përgjysmimin e tarifave universitare për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë në muaj. – Praktika të paguara pune prej 30.000 lekë në muaj për 10.000 më të mirët prej tyre.

– 5000 bursa sociale.

Në Shqipëri procesi demokratik ka ecur përmes vështirësish të mëdha, duke krijuar hendek midis pritshmërive, premtimeve dhe rezultateve konkrete. Pikërisht këtë hendek synon të zhdukë programi “Rinia Fiton” me pjesëmarrjen aktive të rinisë në jetën politike e vendimmarrjen e nesërme.

Shumë krenar për të rinjtë të cilët dinë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe nuk stepen gjatë rrugës.

Falenderoj të rinjtë që na bashkohen!  Vazhdoni kështu për çdo çështje që e keni përzemër, se e ardhmja duket më e ndritur. Në disa prej takimeve u dhurova të rinjve libra të studiuesit të njohur, prof. Ndriçim Kulla: “Histori e mendimit shqiptar”. Në 25 Prill të parët që do marrin frymë lirisht do jenë të rinjtë përfundon Leskaj në fjalën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME