Categories Lajme

Programi i rindërtimit pas 26 nëntorit, qeveria publikon tenderin

Qeveria shqiptare do të prokurojë shumën prej 76 mln euro si pjesë e programit të rindërtimit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Tenderi është shpallur dy ditë më parë dhe përfshin rindërtimin e shtëpiave të dëmtuara, konviktet dhe shkollat.  Open Data Albania ka bërë të ditura disa shifra sipas të cilave, për rindërtimin e shtëpiave do të bëhet një prokurim prej 5.4 mld lekësh. Për rindërtimin e konvikteve dhe shkollave një prokurim prej 1.2 mld lekësh si dhe 7 prokurime më të vogla në bashkitë e Kurbinit, Lezhës, Krujës Kavajës, Rrogozhinës, Kamzës, Vorës dhe Shijakut për ndërtimin e shkollave dhe të shtëpive.

Ajo që bie në sy është se për këto tendera qeveria shqiptare ka zgjedhur procedurë të kufizuar, e cila zhvillohet në dy faza. Në fazën e e parë bëhet një thirrje publike për të gjitha kompanitë që kanë interes në parim që të deklarojnë interesin e tyre.

Ndërsa në fazën e dytë nga lista e kompanive që kanë shpallur interes qeveria përzgjedh disa të cilave u kërkon që të paraqesin ofertë e mes tyre zgjedh fituesin. Por sipas ligjit, prokurimet publike parashikohet që afati kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë nga data që është shpallur njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME