Categories Lajme

Programi për Energjinë, Basha nga Durrësi: 20 mijë zyrtarë me vula në xhep, do ti eleminojmë

Kryetari i PD dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, gjatë vizitës në një biznes të madh prodhues në Durrës, iu tregoi sipërmarrësve shqiptarë se si do të ndryshojë për mirë situata e tyre pas 25 prillit me zbatimin e Programit “Shqipëria Fiton për Energjinë”.

Gjatë bisedës me pronarin e një fabrike në qytetin bregdetar që prodhon baraban për fibra optike, panele diellore etj., që prodhon dhe eksporton jashtë, Basha shpalosi në detaje angazhimet e tij dhe planin për të kthyer ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes. Lulzim Basha: “Njëmijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu. As në kohët e, ç’të them ?! As në Mesjetë nuk ka qenë.

Njëmijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh , me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë , thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë është thjeshtimi i kësaj. Energjia është prioritet, ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament.

Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. Dhe ne kemi kolaps pikërisht për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet. Saqë të thonë hajde të gjithë falu aty, nuk thonë kot. E dimë fare mirë. Eliminimi i këtyre lejeve , këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonimë që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME