Categories Lajme

Projekti për rrugën Vlorë-Radhimë-Orikum përfundon në KPP, ankimohet tenderi

Projektet që kanë përfshirë bregdetin e Vlorës viteve të fundit janë bërë shpesh objekt i zvarritjeve nëpër hallka prokurimi dhe ankimi. Pas ankimimit për zgjatjen e Lungomares që përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik pak muaj më parë dhe që më në fund gjeti zgjidhje, tashmë është radha e një tjetër projekti.

Bëhet fjalë për rikualifikimin e zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, Loti III. Ky projekt i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në janar të këtij viti me një fond limit prej 53.9 milionë lekë pa TVSH vetëm për projektimin parashikon ndërhyrje në një nga zonat më të problematike në vend s ai takon trafikut në pikun e sezonit veror. Ankimuesi për procedurën e prokurimit është Gjeokonsult& Co dhe do të jetë Komisioni i Prokurimit Publik që do të vendosë sesi do të jetë ecuria më vonë.

Çfarë parashikon projekti/ Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit. Ndër të tjera projekti parashikon që të ndërhyhet në disa aspekte duke përfshirë edhe një korsi biçikletash me gjatësi 5.3 kilometra.

“Objektivi kryesor i projektit është rimodelimi i segmenteve të lartpërmendur të bregdetit të Rivierës së Vlorës përmes a) Krijimit të një korsie biçikletash të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve përgjatë rrugës ekzistuese për rritjen e aksesit dhe parkimit b) rikualifikimi i plazheve përmes peizazhit, punime të vogla marine dhe shërbime publike c) rehabilitimi dhe valorizimi i zonave të gjelbërta përmes përmirësimit te peizazhit. Pika e fortë e dhuruar nga natyra do të shërbejë për brandimin e Rivierës së Vlorës si destinacion i dalluar për turizmin bregdetar dhe në këtë mënyrë do të sigurojë sukses në zhvillimin ekonomik të zonës dhe më gjerë duke krijuar plazhe tipike që synojnë tregun rajonal” thuhet në dokumentet e FSHZH.

Zona bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum që do t’i nënshtrohet rikualifikimit përfshin një gjatësi totale të vijës bregdetare: 5.9 km, një gjatësi totale e korridorit të biçikletave/këmbësore: 5.3km, gjatësi totale e shëtitoreve të reja bregdetare: 5 km dhe sipërfaqe totale e zonave të ndërhyrjes së peizazhit dhe rimodelimit të plazhit: 26hektarë Sipas FSHZH për këto zona do të kryhet një studim i thellë për kërkimin dhe identifikimin e karakteristikave të zonës, problemeve dhe potencialeve në bazë të të cilave do të gjykohet për zgjedhjen më të mirë të projektit të zbatimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME