Categories Politike

Projektligji “Për rininë”, Hajdari: Nuk është i bazuar në asnjë platformë ndërkombëtare

4 nëntor /ATSH/ Projektligji për Rininë “nuk është i bazuar në asnjë platformë ndërkombëtare. Edhe në vendet ku është aplikuar ka rezultuar i pasuksesshëm”. Kështu është shprehur kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

“Ministria përkatëse është munduar ta përdorë si një propagandë të radhës për t’iu joshur me një gjë boshe. Ky projektligj ka dy vjet që sorollatet në korridoret e komisioneve sepse ka patur një luftë. Ministria nuk ka marrë asnjë lloj mendimi nga shoqëritë civile që merren me këtë punë. Ai thotë se do përkujdeset për rininë dhe për rininë që jeton në diasporë. Por në të nuk ka asnjë rresht për të rinjtë që jetojnë në diasporë”, – u shpreh Hajdari, teksa foli për projektligjin për Rininë.

Ajo thotë se shtresa më punëtore e shoqërisë po largohet nga vendi. “Sot, të rinjtë, studentët, duhet të luftojnë për ndryshimin e sistemit, sepse nesër, vota e këtyre të rinjve do shkojë dëm, do përpunojë në koshin e atyre që nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie. Unë sot e deklaroj që jam kundra këtij sistemi, poshtë ky sistem që po vret demokracinë në vend”, – tha Rudina Hajdari në mbyllje të fjalës së saj. /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME