Categories Lajme

Projektligji: Qeveria merr 80 milionë euro kredi për ujësjellësin e ri të Tiranës

“Tirana do të kthehet në një kantier ndërtimi në katër vitet e ardhshme”, paralajmëroi të hënën drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Elton Kacidhja, duke folur në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u diskutua projektligji për ratifikimin e kontratës financiare mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për programin “UKT shpërndarja e ujit”.

Kjo kontratë parashikon një kredi 80 milionë euro për shfrytëzimin e një burimi të ri dhe një unazë presioni për ujësjellësin që furnizon qytetin e Tiranës.

Në prezantim e projektligjit, zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj u shpreh se kostoja totale e projektit, siç është vlerësuar nga BEI, është 144.500.000 euro, ku për të përmbushur planin e financimit të parashikuar, huamarrësi ka kërkuar nga BEI një kredi prej 80 milionë euro. Pjesa tjetër e investimit sipas saj do të përballohet nga UKT-ja.

Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, tha se kostoja reale është akoma një parashikim, pasi nuk dihet se sa do të shkojë projekti final.

“Po hartohet studimi i fizibilitetit që do të shkojë deri në detaje për procesin e zbatimit të këtij projekti,” tha ajo.

Sipas Rusetit, huaja është parashikuar që ndahet në tre zëra, “20 milionë euro për zhvillimin e burimit të ri të Gurit të Bardhë, 60 milionë euro për ringun (unazën e presionit) dhe pjesa tjetër për ndërtimin e 54 minizonave në Tiranë”.

Bashkia pretendon që të realizojë më në fund premtimin 24 orë ujë në ditë dhe dërgimin me presion në çdo kat të pallateve ndryshe nga ç’ndodh aktualisht që uji shkon deri në depozitat e kateve të para.

“Ajo që ne nuk kemi garantuar dot është që uji i pijshëm, jo vetëm të garantohet në burim por të shkojë deri tek familjet, abonentët individualë,” tha Ruseti.

Deputetët e opozitës e vlerësuan si projekt, por ngritën shqetësimin për rrezikun e rritjes së borxhit publik nëpërmjet një kredie të re.

“Ju keni rritur çmimin e ujit disa herë me premtimet për investime që do të garantojnë ujë 24 orë në ditë deri në fund të vitit 2021, ndërsa tani merrni një kredi për ta bërë këtë,” tha deputeti Helidon Bushati.

Ndërsa deputeti Xhelal Mziu e cilësoi “absurde” marrjen e një kredie të re për një ndërmarrje e cila, sipas tij, është e mbytur në borxhe.

Kontrata e firmosur dhjetor 2021 mes zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe zv.presidentes së BEI-së, Liliyana Pavlova, parashikon marrjen e një huaje 80 milionë euro për “ndërtimin e linjës së transmetimit nga Guri i Bardhë dhe rrjetin e furnizimit me ujë me presion të lartë”.

Sipas Rusetit huaja do të paguhet me 20 këste dhe parashikohet të shlyhet njëkohësisht me përfundimin e projektit./Reporter.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME