Categories Lajme

Prokurori Genc Qana shkarkohet nga detyra nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin Genc Qana. Qana, karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, dikur tek Krimet e rënda dhe më pas në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë. Në këtë prokurori ai ka mbajtur edhe postin zëvëndesdrejtuesit dy herë, dhe një herë postin e drejtuesit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga Vettingu.

Prokurori Genc Qana ka qenë numri dy i Prokurorisë së Tiranës në kohën që organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama dhe ka marrë sërish të njëjtin post në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Arta Marku.

Edhe pasuria e tij ka njohur rritje ashtu si karriera. Në kohën që ai punonte në Prokurorinë për Krime të Rënda, Qana, rezultonte pronar i një apartamenti 2+1, blerë në vitin 2001, me vlerë 2 milion lekë të reja.

Ndër vite ai ka shitur dhe blerë makina, por më së shumti për makinë ai ka shpenzuar në vitin 2012 kur ka blerë një Ford, modeli Focus C-Ma që ka kushtuar, 14 900 euro. Për blerjen e kësaj makina, ai deklaron se ka marrë 5 000 euro borxh. Ndërsa ndryshim në patundshmëri ka në vitin 2011, kur ai dhe bashkëshortja e tij Natalia Qana, kanë blerë një apartament me sipërfaqe 84. 4 m2, me vlerë 28 mijë euro.

Një vit më vonë në vitin 2012 ai deklaron patundshmëri dhuratë. Bëhet fjalë një apartament me sipërfaqe 116 m2, dhuruar nga vjehrri. Vlera e këtij apartamenti të dhuruar arrin në vlerën e 13 452 520 milionë lekëve të reja.

Po në të njëjtin vit, d huratë nga vjehrri ai ka përfituar edhe dy garazhe nëntokësore me sipërfaqe 18.6 m2, me vlerë 1 510 320 lekë dhe një tjetër me sipërfaqe 21.5 m2, me vlerë 45 800 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME