Categories Lajme

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zbarkon sot në Durrës pas shkatërrimit të ndërtesave nga tërmeti

Një ditë pas marrjes së detyrës, Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela, ka shkuar sot në Durrës, për parë nga afër hetimet për ndërtesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit. Ditën djeshme në daljen e parë publike, si kryeprokuror i përgjithshëm, Çela u ndal të fliste rreth gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të 26 nëntorit, duke theksuar se prokuroria do të japë përgjigje konkrete për të gjithë ata njerëz të cilët janë prekur më së shumti nga kjo situatë. “Besoj se janë mundësitë pasi ekziston mbështetja, dhe kemi kapacitetet për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë. Rezultatet e punës sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi vendi po përballet me një krizë shumë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor.

Ndaj besoj se përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të spikasë dhe në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit sot po kërkojnë drejtësi, dhe gjëra konkrete. Ky është një rast për ta treguar këtë, edhe pse vjen nga një fatkeqësi shumë e madhe për vendin’’- është shprehur ndër të tjera Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela. Kujtojmë se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi vdekjet e shkaktuara si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, dhjetëra të plagosur dhe mijëra njerëz të pastrehë. Duke iu referuar shembjeve të ndërtesave, Prokuroria thotë se ka dyshime se ato kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME