Categories Lajme

Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin në Lezhë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg për 70-vjeçarin Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.

Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes dhe në përfundim të hetimeve prokuroria ngriti akuzat “Vrasja me paramendim, mbajtja pa lejeve e armëve, armeve shpërthyese dhe municionit si dhe kanosja. Tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 70-vjeçarit, i cili në qëndrimet e tij ka deklaruar se i kishte zënë pritë fqinjit për të trembur dhe se nuk kishte patur qëllim që të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tij. 43-vjeçari Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME