Categories Lajme

Prokuroria kërkon 35 vite burg për katër të pandehurit, Ekzekutuan në mes të Vlorës Taulant Beqirajn

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sot deklarimin fajtor dhe dënimin me 35 vite burgim për 4 të pandehurit e dosjes penale që akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri Taulant Beqirajt, në rrugën “Transbalkanike” në Vlorë. 31 vjeçari njihej dhe me mbiemrin Gjikaj.

Pretenca është lexuar sot nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili i kërkoi gjyqtarit Enkel Peza që të deklaronte fajtor dhe dënonte me 19 vite burgim të pandehurin Elton Hajnaj, për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Që prej datës 10 Mars 2021, Hajnaj vijon të jetë në kërkim nga policia e Vlorës, si autori kryesor i vrasjes së Taulant Beqiraj. Por pas më shumë se një viti ende policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë atë, shkruan Ora News.

Gjithashtu përfaqësuesi i akuzës kërkoi dënim me 4 vite burgim për Hansi Jonuzin, i akuzuar për veprën penale të “Moskallëzimit të Krimit” dhe “Dhënie ndihmë për largim nga vendngjarja”

Ndërsa me 6 vite burg, është kërkuar përkatësisht për Sali Zenelin dhe Skerdian Gabrani. Sali Zeneli vijon të jetë në kërkim nga policia dhe rezulton të jetë kushëri i viktimës Taulant Beqiraj.

Sipas prokurorisë Zeneli është personi që ka qëlluar në drejtim të makinës, me të cilën u larguan me shpejtësi, Elton Hajnaj, Skerdian Gabrani dhe Hansi Jonuzi. Prova kryesore e kësaj dosje është pikërisht një video e një biznesi, që ka filmuar gjithçka në rrugën “Transballkanike”, ku ndodhi ngjarja.

Sipas hetimeve të kryera deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, Jonuzi, ka qënë shoferi i automjetit “Ford-Fokus”, nga zbritën Skedjan Gabrani dhe Eltoj Hajnaj, ku njëri prej tyre qëlloi menjëherë me 5 plumba në drejtim të Tauland Manaj, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Ndërsa vetë viktima, ishte i pajisur me një armë pistoletë pa lejë, por nuk mundi ta përdori, qoftë dhe për vetëmbrojtje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME