Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për masakrën e Don Boskos, miku i Ervis Martinajt krijoi kushtet për vrasje

Nikollë Sherrniku, i cili ka lidhje shoqërore me Ervis Martinaj, do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakren e Don Boskos ku gjatë sulmit mbi lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja.

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimet dhe pritet te dorëzojë dosjen ndaj Sherrnikut për gjykim. Sipas prokurorisë I pandehuri gjatë kohës që ishte vendosur nen masën e arrestit në shtëpi, ka udhetuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë ku në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova mori atje target, të cilat u përdoren në masakrën e Don Boskos. Pas ngjarjes me një të vrarë dhe 5 të plagosur, autorët e shkrumbuan automjetin që përdoren në krim në fshatin Likmetaj.

Rezultoi se automjeti ishte pajisur me një targë gjermane dhe hetimet zbuluan se ishte pikërisht Nikollë Sherrniku që disa muaj përpara masakrës kishte vjedhur targa në servisin në Gladbeg të Gjermanisë, të cilat dyshohet t’ia ketë dorëzuar ervis Martinaj, mbretit të bizhozit që u zhduk pa gjuurmë. Një fakt të tillë e pohon për prokurorinë edhe një i njohur i Sherrnikut, i cili pretendon se teksa ai duhet të ishte në arrest shtëpie udhëtoi drejt Gjermanisë dhe shkoi në servisin Auto Gago ku punonte edhe vëllai I dëshmitarit.

Mes të tjerash dëshmitari se Sherrniku i kishte thënë se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi”. I pandehuri I kundërshton akuzat dhe pretendon se ska asnjë lidhje me ngjarjen, por tashmë I duhet të përballet me gjykatën.

Mbrëmjen e 12 Marsit 2023, një togë qitësish, qëlluan me breshëri armësh lokalin në pronësi të vëllezërve Fation dhe Ervis Murati në rrugën ‘Anastas Shundi’ në Tiranë, ngjarje ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u lëndua mbesa e saj, vetëm 10 vjeçare.

Të plagosur mbetën edhe Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk dhe Emanuel Çala. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME