Categories Kulture, Lajme

Promovim traditës dhe kulturës shqiptare në Zvicër

Promovimi i traditës dhe kulturës shqiptare dhe përçimi i vlerave kombëtare te brezi i ri i diasporës, mbetet në fokus të aktiviteteve të ambasadës shqiptare në Zvicër.

Në bashkëpunim edhe me Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, si dhe me shoqata të ndryshme kulturore, ambasada shqiptare në Bernë ka mbështetur së fundi organizimin e disa eventeve kulturore.

Konkretisht, në 10 nëntor u organizua në Schlieren të kantonit të Zyrihut festa e 25-vjetorit të krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”. Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.

Ceremonia u hap me një përkujtimore për artistin e madh, themeluesin e kësaj shkolle Agron Bajramin, i cili ndërroi jete para disa muajsh.

Ceremoninë e përshëndetën Ambasadorja e Kosovës Nazane Breca, i ngarkuari me pune i Maqedonisë, Halim Hyda, ish-ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë Vladimir Thanati etj.

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Iliri Gjoni, në fjalën e tij përshëndetëse nënvizoi rolin dhe kontributin që shkolla e vallëzimit “Shota” ka dhënë e jep në promovimin e traditës e kulturës shqiptare.

Ambasadori Gjoni i dorëzoi drejtoreshës së shkollës, Lirie Bajrami, Certifikatën e Mirënjohjes me motivacionin për kontribute të shquara në promovimin e vlerave kombëtare.

Një vlerësim për themeluesin e kësaj shkolle, Agron Bajrami, erdhi edhe nga Drejtoresha e Universitetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Albana Krasniqi Malaj.

“Shpirti i Agron Bajramit u end nga jugu në veri, përcolli bijtë e bijat e veta dhe të ‘Shotës’ në valle triumfale, mes krenarisë dhe dhimbjes. Publiku e duartrokiti fort. Faleminderit Lirije, faleminderit Agron! Jetë të gjatë Shotës”, u shpreh Albana Krasniqi Malaj.

Janë të shumta aktivitetet kulturore të organizuara me mbështetjen e ambasadës së Shqipërisë në Zvicër.

Gjatë muajit shtator, në Gjenevë, Compagnie Linga, Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë dhe Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizuan një shfaqje me balerinë nga Zvicra, Shqipëria e Kosova.

Grupi i balerinëve të talentuar, sollën në skenë një balet modern me koreografi nga Marco Cantalupo. Shfaqja e baletit u ndoq me interes dhe entuziazëm nga të pranishmit.

Drejtoresha e UPSH-së, Albana Krasniqi Malaj, në përshëndetjen e saj, ndër të tjera, theksoi faktin që shfaqje të tilla cilësore dhe të këtij niveli janë të dëshiruara nga publiku, sidomos ai i diasporës shqiptare./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME