Categories Lajme

Promovohet libri “KUDHËS PERIVOLI,- BREZAT QË BËNË HISTORINË”

Promovohet libri “KUDHËS PERIVOLI,- BREZAT QË BËNË HISTORINË”

Më 19 gusht 2022, në Hotel Chimaera, në #Himarë u prezantua libri “Kudhës Perivoli, – brezat që bënë historine”, të bashkëautorëve Thoma Leka & Aleksandra Cani.

Morën pjesë banorë të Kudhës Perivolit, të fshatrave përreth, intelektualë, pushues të shumtë dhe të ftuar nga Bashkia Himarë.

Përshëndetën Z.Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë Himarë, Znj.Vilma Bello, Zvëndësministre e Turizmit, Znj.Irena Toci, nga Shtëpia Botuese Toena dhe Z.Fate Velaj, studiues.

Libri është një studim i thelluar, monografi, ku pasqyrohet historia e Kudhës Perivolit në shekuj, arkeologjia, omonimia, toponimia emërore, fiset, 16 kishat, kurbeti shekullor, një fshat arsimdashës, bujqit e blegtorët dhe organizimi administrativ.

Pjesë interesante është trashëgimia kulturore me ndërtimet e tipit mesjetar, legjendat, baladat, bejtet, kënget, vjershat, lojerat, veshjet dhe kulturën e jetesës.

Zënë vend të vecantë ritet, profesionet e kudhësioteve, trajtimi politik dhe ekonomik pas viteve ’90. ” Sot dhe më tej…”, shpalos hapësirat ekoturistike të Kudhës Perivolit dhe Luginës së tij per zhvilliminin e një turizmi atraktiv.

Njerëz të vecantë të Kudhës Perivolit, shprehje, urime, mallkime, gjëegjëza, e folura e Kudhësit dhe një “Fjalorth” dhe kudhësiotë të përfaqësuar për thënie, përbëjnë një mundësi prezantimi të bukur të pasurive materiale e shpirtërore të njerëzve të Kudhës Perivolit.

Libri ka 496 faqe, ka foto të rralla, një stil gjuhësor e letrar të vecantë dhe është botim cilësor i Shtëpisë Botuese TOENA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME