Categories Lajme

Pronarët e restorantit fusin ilegalisht një luan në Kosovë

Një restorant në fshatin Stançiq të Gjilanit mban edhe kafshë të egra, për ta bërë vendin më tërheqës për turistët, por së fundmi pjesë e vendit është bërë edhe një luan.Luani mbahet në kafaz dhe është futur ilegalisht në Kosovë.Pjesëtarët e këtij restoranti nuk lejuan që televizioni T7 të filmojë luanin.

Sipas nediqve kosovare, Dogana e Kosovës ka ngritur dyshime se luani është futur ilegalisht.

Sa i përket kësaj çështje dogana dje pas pranimit të informatës nga mediat ka hetuar për rastin nga është e dyshimtë për kontrabandë. Gjithashtu dogana do të bashkëpunoj me autoritetet relevante si agjensionin e veterinarisë dhe Policinë e Kosovë”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.

Madje, dyshime kanë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sapo jemi informuar, ne si agjenci kemi dërguar inspektoret ne vend ngjarje. Eshte konstatuar se aty gjendet nje luan i cili nuk posedon dokumentacion përcjellës mbi origjinën dhe ne si autoritet kontrollojmë vetëm importet zyrtare, ato qe lajmërohen ne dogane.

Ky nuk i eshte nënshtruar kontrollit kufitar. Jemi duke shqyrtuar te gjitha mundësitë qe per fatin e kafshës te vendosim ne baze te ligjeve ne fuqi”, ka thënë Lamir Thaçi nga AUVK.

Sipas mediave kosovare, menaxheri i lokalit nuk pranoi të flasë para kamerës, tha se i ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme që vërtetojnë se luanin e morën në mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë, disa nga banorët e zonës kanë pasur fatin që ta shohin tashmë këtë kafshë që mbase më parë nuk është hasur në Kosovë.

Reagim për mbajtjen e luanit pati edhe nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Ata kërkuan nga institucionet shtetërore që ta largojnë luanin nga ai vend sa më shpejt që të munden.

Në rrjetin social facebook ka reaguar edhe avokat Arian Koçi.

“Luani i Gjilanit është sjellë në Kosovë në kundërshtim me nenin 10 të Ligji Nr. 02/L-10.

Per perkujdesjen ndaj kafsheve, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e njeriut apo kafshëve tjera.

Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme, në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!

Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe Policisë.

Urgjentisht, sonte duhet të filojë procedura e konfiskimit të luanit – dhe të vazhdohet me proceduren e dergimit në ndonjë azil. Ka Evropa azile për luane!

Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri. Luani i Shqipërisë, është konfiskuar dhe derguar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.

P.s.
Luani mund t’i falet ndonjë kopshti zoologjik, nëse veç nuk e merr ndonjë azil!
“, ka shkruar ai.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi është marrë për fatin e luanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME