Ditën e djeshme, në mes të emergjencës dhe tragjedisë së rëndë që po përjetonte Shqipëria, policia e shtetit gjeti kohë të dalë në një konferencë për shtyp për të lajmëruar se administratorët e portalit të njohur, JOQ, do të procedohen penalisht sepse me një lajm fals të publikuar kanë përhapur panik.
Ditën e sotme, njëri prej adminitratorëve të JOQ, Gentian Çengeli, ka reaguar në rrjetet sociale dhe shkruan: “E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë të shpallesha ‘armik i partisë”.
Gjatë gjiithë tragjedisë së rëndë që preku Shqipërinë, kryemnistri Rama nuk i ka ndalur asnjë sekondë sulmet ndaj mediat dhe portaleve. /TPZ.al/
