Categories Lajme

Pronari i lokalit të njohur pozitiv, publikon vetë rastin

Pronar i një bar-kafeje në Kosovë ka rezultuar pozitiv me Koronavirùs ndërsa e ka bërë publike vetë rastin për të sensibilizuar qytetarët si dhe ndërgjegjësuar ata që mund të ketë pasur kontakte.. Dakorim Sahiti, i cili ka në pronësi një bar-kafe në  “rrugën B” në Prishtinë, e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook.Megjithëse ka patur kontakte me stafin e tij, ai ka shtuar se asnjëri prej punonjësve nuk është prekur nga virusi.

“Te nderuar miq. Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore. Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam une. Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covi dhe jo stafi i restaurantit Momo.

Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera. Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues. Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se. Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri. Kujdes po, panik jo!”, shkruan Sahiti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME