Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi tha se i kanë bërë propozim të ri për zgjedhjen e tre anëtarëve të KQZ, por PS e kundërshton duke theksuar se kërkon kapjen e plotë të organeve. “Këshilli Politik diskutoi për një nga çështjet më të rëndësishme që përmban datën 5 qershor që është KQZ. Dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor për identifikimin biometrik për ruajtjen e administratës zgjedhore dhe respektojmë dakordësinë në lidhje me komisionin e zgjedhjeve për formulat për një komision zgjedhor që shkon drejt një funksionimi.
Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit të anëtarëve të tre trupave të KQZ, të ekzekutivit, të organit rregullator dhe ankimor nëpërmjet një formule të mirë pranuar që sot është në kushtetutë dhe është formula për zgjedhjen e organeve të sistemit të drejtësisë. Një formulë që garanton një shqyrtim të pavarur jo politik të kandidaturave. Është një formulë që u kundërshtua nga mazhoranca pa asnjë arsyetim.
I intereson kapja e plotë e KQZ në të tre organet. Dakordësia e 5 qershorit për të garantuar raportet politike, ku PS do të jetë mazhorancë në këto organe. Ai që është qëllimi i gjithë negociatave është që garancitë për opozitën dhe interesin publik, karshi një mazhorance që shkatërron zgjedhjet për interes të qeverisë do të qëndrojnë dhe do të rriten në kod zgjedhore, por nuk do të shkojnë më pas. Mazhoranca kërkon kapjen e të gjitha organeve. I thamë kohë mazhorancës ta studiojë propozimin tonë.
Ai që është qëllimi i gjithë negociatave është që garancitë për opozitën dhe interesin publik, karshi një mazhorance që shkatërron zgjedhjet për interes të qeverisë do të qëndrojnë dhe do të rriten në kod zgjedhore, por nuk do të shkojnë më pas. Mazhoranca kërkon kapjen e të gjitha organeve. I thamë kohë mazhorancës ta studiojë propozimin tonë”, tha Bylykbashi.

