Një 33 vjeçar me inicialet A. Ç, banues në Tiranë është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mesohet se 33 vjecari në datën 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Blute bejne me dije se ndalimi i tij vjen pasi Gjykata e për Krime të Rënda, më datë 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Categories
Lajme
Prostitucion në Itali/ E detyruan me dhunë një vajzë ta pranonte, i organizuan edhe largimin nga Rinasi, 33-vjeçari nga Tirana…
