Categories Lajme

Protesta e PD-së/ Një mijë punonjës policie në terren, bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Protesta e thirrur për në orën 16:00 nga Partia Demokratike dhe opozita ka vënë në ‘nivel gatishmërie’ policinë e shtetit. Mësohet se rreth 1000 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Prej orëvë te para të mengjesit institucionet e rëndësisë së veçantë janë marrë në ruajtje nga efektivë të gardës se republikës. Këtu përfshihet edhe kryeministria, para së cilës është vendosur podiumi për folësit e protestës. Dyert e kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike që mbrëmjen e djeshme. Plani i policisë ka nisur të vihet në zbatim që në orët e para të mëngjesit. Është bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevard.

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotët mr ujë, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulancat. Forcat e rendit janë të pajisura me maska kundragaz.  Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar personat problematikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME