Categories Lajme

Nuredin Dumani del nga burgu, çon SPAK-un në “strofat” e porositëve për serinë e vrasjeve

Nuredin Dumani, njëri nga 4 bashkëpunëtorët e prokurorsisë së posaçme SPAK, ka dalë nga ambjentet e burgut dhe nën shoqërinë e oficerëve të BKH-s, është çuar në vendet, ku ai ka treguar se ka zhvilluar takimet dhe rënë dakord për marjen e porosive të vrasjeve.

“Ora News” mëson se Dumani, është çuar në disa vende në Tiranë, Durrës, në Rrogozhinë dhe Elbasan, vende këto ku ai ka identifikuar si pika takimi mes personazheve të botës së krimit, nga të cilët ka marë porosi për të kryer vrasje.

Nuredin Dumani, është dëshmitari kryesor dhe më i rëndësishme i SPAK, në raport me tre bashkëpunorët e tjerë si Henrik Hoxhaj, Klevis Alla dhe Euglen Halili.

I shoqëruar nga oficerët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit, Dumani mësohet të jetë çuar në Elbasan, duke identifikuar pozicionin e goditjes në 29 Mars 2022, në zonën e Papërit.

Pikërisht në këtë vend, ai ka treguar trajektoren e lëvizjes, vendin e dorëzimit të një automatiku kallashnikov tek një person që mbërriti atë ditë nga Elbasani në Papër si dhe momentin final të goditjes me armë nga Talo Çela.

Njëherësh, Dumani ka identifikuar dhe pallatin në Elbasan ku ka zhvilluar takim me Erjon Alibej dhe Arjan Spahinë, nga të cilët ka lidhur një marëveshje për spastrimin e 7 personave.

Dumani ka çuar SPAK-un dhe BKH-në dhe në shtëpinë e braktisur në Krastë, ku siç ka treguar në rrëfimin e tij, në atë shtëpi ai ka takuar Florenc Çapjan Bledar Muçën dhe Ervis Çaushollin, ku së bashku kanë diskutuar planin për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndërit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Njëherësh Nuredin Dumani, i ka treguar SPAK dhe pikat e takimit që ka bërë me disa personazhe në Tiranë, ku një ndër to është dhe lokali ku është takuar me Festim Qolin dhe avokatin Alban Bengasi.

Po kështu Dumani ka çuar SPAK dhe tek hyrja e një garazhdi në Durrës, ku siç pretendon ai, së bashku me Talo Çelës kanë vrarë për llogari të Fetsim Qolit, Fatmira Dedaj, nënën e Ervis Dedaj.

Në rrefimin e tij dhënë në SPAK, Dumani ka treguar dhjetëra emra të botës së krimit, me të cilët ai ishte takuar dhe kishte rënë dakord për të kryer vrasje.

Pjesën më të madhe të vrasjeve Dumani i ka kryer me pagesë, duke ekzekutuar shokët e tij të ngushtë me të cilët ai disa kohë më parë kishte kryer vrasje. /Marrë nga Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME