Categories Lajme

Trafik ndërkombëtar droge, arrestohen 2 vëllezërit turq në Qafë-Thanë

2 vëllezër turq janë arrestuar në Qafë-Thanë, pasi dyshohen për trafik ndërkombëtar droge. Utku Kaya dhe Kabilay Kaya janë arrestuar pasi dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Njoftimi i policise: Tiranë, Vihen në pranga 2 shtetas turq (vëllezër), si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

– U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME