Categories Lajme

Protesta, Rama publikon foton nga droni: Një grusht njerëzish po mbajnë peng mijëra studentë

Protesta e studentëve është në ditën e 12-të saj, por kryeministri Edi Rama nuk jep shenja për t’u tërhequr nga kërkesa e tij për dialog. Ai ka postuar sot një foto me dron nga sipër Kryeministrisë, që tregon pjesëmarrësit në protestë dhe thotë se një grusht njerëzish po mbajnë peng gjithë studentët. Ja cfarë shkruan Rama në Instagram.

“Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë! Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë🤮Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME