Categories Lajme

Protesta studentore/ Pedagogët e Tiranës vendosin të premten

Pedagogët e Universitetit të Tiranës pritet të zhvillojnë një asamble të premten, me akademikë nga të gjitha fakultete e UT-së.

Grupi organizator i akademikëve me përfaqësues nga Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i bëjnë thirrje për pjesëmarrje në këtë takim, gjithë pedagogëve të UT-së.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 10 në sallën e madhe të godinës LIRIA. Synimi, sipas organizatorëve, është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim.

‘Të premten, datë 25 janar 2019, në ora 10.00, në sallën e madhe të godinës LIRIA, mbahet takimi i parë i përgjithshëm mes asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Ky takim i përgjigjet situatës së krijuar në arsimin e lartë dhe propozimit të mbledhjeve të deritanishme të asambleve për takim mes asamblesh.

Synimi është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim. Ftohen të gjithë pedagogët e UT të marrin pjesë. Pjesëmarrja individuale e çdo pedagogu është vendimtare për të ardhmen e UT’, thuhet në deklaratën e grupit organizator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME