Categories Lajme

Protestat masive në Minsk, liderja opozitare bjelloruse: Bjellorusia është zgjuar

Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve evropianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që bëjnë autoritetet në Minsk. “Bjellorusët kanë treguar gjatë dy javëve të kaluara se nuk do të dorëzohen, përkundër shtypjes, frikësimit me forcë dhe kërcënimeve me burgim”, i tha Tsikhanouskaya Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përmes një video-lidhjeje nga Lituania.

Ajo u vendos atje pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, për shkak të, siç u raportua, kërcënimeve që ajo dhe familja e saj kanë marrë. Presidenti Alyaksandr Lukashenka, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë qysh në vitin 1994, ka shprehur vendosmërinë për të qëndruar në pushtet, pavarësisht protestave kundër rizgjedhjes së tij, që zgjasin për më shumë se dy javë, raporton Rel.

Lukashenka, 65 vjeç, ka thënë se Këshilli Koordinues i Tsikhanouskayas, i formuar javën e kaluar me qëllimin e deklaruar për hapjen e negociatave me qeverinë, është një përpjekje e paligjshme për të marrë pushtetin. Organizatorët e protestave bënë thirrje për një tubim, mbrëmjen e sotme, për të festuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991. Kjo festë është shfuqizuar nga Lukashenka pasi ka marrë pushtetin, 26 vjet më parë.

Duke thënë se së paku gjashtë protestues bjellorusë janë vrarë në përleshje me policinë dhe se dhjetëra janë dërguar në paraburgim, Tsikhanouskaya kërkoi “respekt për të drejtat politike” dhe “lirimin e të gjithë të burgosurve politikë” në Bjellorusi.“Bjellorusia është zgjuar. Ne nuk jemi më opozitë. Tani jemi shumica”, u tha Tsikhanouskaya ligjvënësve evropianë, duke shtuar se mbi 200,000 njerëz dolën në rrugët e Minskut në protestën e 23 gushtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME