Categories Lajme

“Protestat tona ranë në vesh të shurdhët”, mbyllja e gjykatës së Lushnjes, 2 mijë dosje dërgohen në Fier, avokatët kundër

Shkrirja e Gjykatës së Lushnjes dhe transferimi i 2000 dosjeve në gjykatën e Fierit ka sjellë reagimin e dhomës së avokatëve në Fier. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier Ermal Hamataj në një prononcim për mediat është shprehur se shkrirja e gjykatës së Lushnjes dhe transferimi i çështjeve në Fier do të sjellë kaos.

Janë rreth 2000 dosje të qytetarëve të Lushnjes të cilat do të gjykohen tashmë në gjykatën e Fierit, dhe sipas Hamatajt, kostot bien mbi xhepat e qytetarëve pasi do të zgjasi koha e gjykimit të çështjeve duke shkuar edhe në dy vjet.

“Protestat e avokateve ranë në vesh të shurdher”, tha Hamataj dhe sot jemi në situatën që nëse qytetarët ankoheshin se vonesat për një gjykim civil në shkalle të parë shkonin nga 7 muaj deri në një vit , tashmë do të kenë një kohëzgjatje deri në dy vjet.

“Kaosi do të përfshijë edhe Prokurorinë e Fierit”, është shprehur edhe avokati Ervis Goxhaj, i cili ka argumentuar faktin e një situate të vështirë për shqyrtimin e çështjeve si pasojë e një numri të reduktuar në gati 30-40 % të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Si zgjidhje të një të ardhme të afërt avokati Goxhaj ka sygjeruar shkurtimin e afateve të studimit për magjistratët e rinj  (nëse një magjistrati i duhen tre vjet për të marrë titullin, të reduktohet për një vit praktika kualifikuese duke u futur direkt në sistemin gjyqësor).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME