Categories Lajme

Protestë në mbështetje të Palestinës, qytetarët përplasen me policinë që nuk lejoi marshimin

Qindra qytetarë kanë mbushur sot sheshin Skënderbej në një protestë ku dhanë mesazhet e tyre  në mbështetje të Palestinës. Gjatë tubimit u bë  thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Teksa nuk munguan as përplasjet me policinë, pasi këta të fundit penguan marshimin e qytetarëve  në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në sheshin Skëndërbej në Tiranë është zhvilluar këtë të diel një protestë në mbështetje të Palestinës, ku u dënua njëzëri vrasja e fëmijëve dhe civilëve.

Thirrjes për protestë iu përgjigjën më mijëra qytetarë nga mbarë Shqipëri, ku me pankarta në duar dënonin krimet ndaj të civilëve.  Në nisje të protestës u realizua një dokumentar që pasqyronte realitetin në Palestinë.

Gjatë tubimit u bë  thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Qytetarë të ndryshëm shprehën përjetimet lidhur me situatën, por gjithashtu treguan se kanë të afërm të cilët tanimë janë pjesë e situatës e cila ka nevojë për frenim dhe paqe.

Në përfundim të protestës ishte parashikuar të bëhej një marshim nga Sheshi Skëndërbej në Sheshin Nënë Tereza në shenjë solidaritati me popullin palestinez, por kjo nuk I lejua nga Policia e Shtetit që të shumtë në numër rrethuan protestuesit. Kjo krijoi një situatë të tensionuar që vijoi për disa minuta, deri sa protestuesit morën vendimin për t’u larguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME