Categories Lajme

Protestë në Ukrainë, kundërshtohen zgjedhjet në zonat e pushtuara

Mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në Kiev të Ukrainës kundër planit të presidentit Volodymyr Zelensky për të mbajtur zgjedhje lokale në pjesën lindore të vendit, e cila është nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Protestuesit kanë thënë se plani i presidentit për zgjedhje sipas kushteve të rebelëve është kapitullim para Rusisë.

Më 1 tetor, Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Franca e nënshkruan një marrëveshje me separatistët për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbikëqyren nga OSBE-ja.

Presidenti ukrainas e ka cilësuar këtë marrëveshje si hap të nevojshëm para organizimit të samitit me liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, i cili do të mbahet me qëllim të arritjes së marrëveshjes së paqes.

Konflikti mes qeverisë ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia ka nisur para pesë vjetësh dhe gjatë përleshjeve të armatosura mes tyre janë vrarë më shumë se 13 mijë njerëz.

Presidenti Zelensky është zotuar se zgjedhjet lokale në zonat e kontrolluara nga rebelët nuk do të mbahen deri në momentin kur formacionet e armatosura të largohen, shkruan “Free Europe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME