Categories Lajme

Protestuan kundër transformimit të Sheshit të Flamurit në terminal autobusësh, vihen nën hetim 4 persona

4 persona janë vënë nën hetim nga policia e Vlorës, pasi akuzohen si organizatorë të protestës të mbajtur dje në Sheshin e Flamurit, kundër shndërrimit të tij në një terminal autobuësh.

Sipas policisë O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç akuzohen për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme.

Rikujtojmë se dje shoqëria civile protestoi kundër projektit të qeverisë duke e konsideruar madje si një përdhosje të simboleve kombëtare, ndërsa hodhën akuza të drejtpërdrejta ndaj kreyministrit Edi Rama.

Njoftimi:

– O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme”, pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME