Një 44-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Vlorë, prej ditës së shtunë. Denoncimi është bërë në polici nga daja i personit të zhdukur, ndërkohë që policia thotë se po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi A. Ç., 56 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, se nipi i tij, shtetasi B. R., 44 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, është larguar nga banesa më datë 02.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
