Categories Lajme

Protestuesit i kërkojnë të dalë para tyre për fjalim, Rama: Jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem dhe të përballem me ulërima është humbje kohe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve të cilët i kanë kërkuar të dalë para tyre, para Kryeministrisë ku po protestohet. Rama tha se është i gatshëm të dëgjojë dhe të dëgjohet, por se të shahet, të akuzohet dhe të përballet me ulërima është humbje kohe.

“Nuk kemi se si dëgjohemi këtu përpara se unë jam shumë i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem dhe të akuzohem dhe të përballem me ulërima mbi bazë faktesh të sajuara, kjo është humbje kohe për mua, dhe është pavlefshme për ata të cilët unë jam këtu. Për fjalim dal me qejfin më të madh, por për të mbajtur një fjalim ku të dëgjohem, jo të mos lejohem të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit, ne do vazhdojmë me përpjekjen tonë në krahë të njerëzve të zakonshëm.

Në krah të atyre që nuk kanë X5, të atyre që nuk kanë iPhone të modelit të fundit, në krahë të atyre që na kanë pasur në krahë. Edhe në Shqipëri çmimet po bien dhe po e them përsëri. Kjo është një temë që do e adresojmë dhe do bëjmë transparencë të plotë. Do hyjë qeveria në bordin kombëtar për emergjencën e karburantit dhe askush nuk do mund të bëjë asnjë spekulim dhe të nxjerrë asnjë qindarkë më shumë. Sot jemi në fillimet një gjëje që nuk e dimë si do zhvillohet.

Gjëja më e rëndë që kemi përpara potencialisht dhe ua them sepse di që e vërteta është ilaç i hidhur, por i domosdoshëm, nuk i them për panik as humbje shprese, por kur je përballë kësaj vështirësie, je i destinuar të pësosh disfatë. Gjëja më e rëndë që mund të ndodhë përpara është mungesa e naftës, e energjisë. Sot kur dalim në treg për të marrë energji, është se edhe nuk e gjejmë dot sasinë e nevojshme të energjisë. Bota është në krizë energjetike, ky është fakt, bota e ka thelluar maksimalisht. Duhet të jemi shumë realistë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME