Prova të reja dalin në dritë nga v.rasja dhe përd.hunimi i Helen Topaloudi në Rodos, ku të akuzuar janë i riu shqiptar Aleksandër Luca dhe greku Manoli Koukouras. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth nëntë muaj më parë. Të akuzuarit për v.rasjen e saj, Luca dhe greku Manoli Koukouras, kanë përshkruar atë që ndodhi natën fatale.
Dy autorët e dyshuar së pari u takuan më vete. Sipas raportit, ata dyshohet se kishin paracaktuar edhe përd.hunimin të studentes fatkeqe. 20-vjeçari shqiptar asokohe dyshohet se i dërgoi një mesazh në ‘Facebook’ Eleni Topaloudi që të takoheshin.
Në orën 21:00 të 27 nëntorit 2018, dy të rinjtë u takuan pak para mesnatës me studenten e re. Kur vajza shkoi në banesë me dy autorët e dyshuar, ndjeu fr.ikë dhe siklet. “Eleni Topaloudi ka ndjerë frikë dhe siklet që në fillim kur ishte në shtëpi me ta”, -thuhet në letër. Mësohet se greku dhe shqiptari akuzohen se e kanë përd.hunuar duke përdorur d.hunë fizike ndaj saj. Ata e kë.rcënuan atë me thi.kë dhe e m.bytën në përpjekje për ta detyruar atë në veprime të tjera të çmendura. Pas kr.imit greku, ak.uzohet se ka fshirë llogarinë e tij në Facebook. Sipas informacionit në Gazetën Qendrore ‘Star’, thuhet se ndërsa vajza po torturohej, nëse njëri prej tyre do të dëshironte të reagonte, mund të ndihmonte studenten që të largohej, por kjo nuk ndodhi.
Të dy të pandehurit ia hedhin njëri-tjetrit që nga fillimi. Mbetet për t’u parë kur dhe ku do të zhvillohet gjyqi dhe cilat mesazhe ka marrë vajza në ‘Facebook’ pak para kr.imit. 23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe Aleksandër Luca janë arr.estuar për v.rasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis në ishullin Rodos të Greqisë më 27 Nëntor. Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie se.ksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Si pasojë e d.hunuan dhe kur vajza humbi ndjenjat, besuan se e kishin v.rarë. Për të fshehur kr.imin, e hodhën studenten në një shkëmb buzë detit. Besohet se e reja, v.diq nga plagët e shkaktuara nga hedhja e trupit nga lartësia.