Categories Lajme

Policia pushton malin e Tomorrit, vë përpara turistë dhe kamionistë bashkë

Policia e Beratit ka bllokuar sot të gjitha rrugët që të çojnë drejt Malit të Tomorrit. Prej disa orësh, makina  turistësh e vizitorësh si dhe kamionat e firmave të gurit janë të bllokuara në aksin Novaj-Tomorr dhe askush nga policia nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me situatën e krijuar. Pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit, edhe pse kanë një muaj e gjysëm që kanë fituar gjyqin me qeverinë, VKM-ja e së cilës për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar” u rrëzua nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, vazhdojnë të pengohen nga policia për të vijuar punën.

Pronarët e firmave akuzojnë Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, duke deklaruar se në mal po punon vetëm gurorja që ai ka në pronësi me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Ata deklarojnë se, mali i Tomorrit është blinduar nga forca të shumta të policisë së Beratit, Skraparit e Poliçanit,5 furgona të FNSH-së, forcat shqiponja, efektivë të qarkullimit rrugor dhe të krimit ekonomik. Firmat janë konfliktuar edhe sot verbalisht me policinë, duke u kërkuar urdhrin me shkrim se përse po bllokohen kamionët të punojnë në Novaj, por askush nuk jep shpjegim për situatën e krijuar.

Rreth 130 forca policie janë të shpërndara në të gjithë malin, në 8 pika strategjike, pikërisht në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës,Bogovë- Selan,Bogovë-Novaj,Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt. Bllokimi nga policia i të gjitha rrugëve që të çojnë drejt malit të Tomorrit, ka bllokuar për orë të tëra jo vetëm kamionët e firmave të gurit por edhe mjetet private të turistëve dhe qytetarëve që duan të  vizitojnë Teqenë e Kulmakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME