Categories Lajme

Rama në Vlorë: Qytet historik e turistik, një fuqi e re tërheqëse me burime ekonomie e punësimi

Kryeministri Edi Rama pas inspektimeve në kryeqytet ka qenë në Vlorë. Në Qytetin e Vjetër në Vlorë po rindërtohet rruga që e lidhm me bulevardin Ismail Qemali, përmes Sheshit të Flamurit, ku pas përfundimit të projektit  i jep Vlorës nj fuqi të re tërheqëse.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mynyr Xhindi” në fshatin Vllahinë të Vlorës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Në shkollë  mësojnë 168 nxënës. Të shoqëruar nga prindërit, ata po merrnin librat për vitin e ri shkollor.  Kryeministri u tha nxënësve në kwtw pragfillim vitishkollor se duhet të kujdesen për librat e t’i duan sepse libri është shoku më i mirë që mund të gjejnë.

Gjithashtu kryeministri Rama ka inspektuar nisjen e  fazës së dytë të projektit të Lungomares për ta shtrirë deri në afërsi të tunelit tek Uji i Ftohtë. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, të cilët inspektuan këtë segment, ku ka nisur prishja e ndërtimeve për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në infrastrukturë dhe rikualifikimin urban të gjithë zonës. Pjesë e projektit do të jenë disa pishina për të rritur dhe fëmijë, hapësira pushimi buzë detit të lidhura me shëtitoren nëpërmjet shkallëve.

Rregullimet në Lungomare

Parashikohet që ky projekt që ka filluar me prishjen e gjithë ndërtimeve pa leje e të gjitha ndërhyrjeve që janë bërë në vite, do të kthehen përsëri në identitet, të krijohen plazhe, të krijohet shkallarja që do vazhdojë aty ku mbarojnë fushat e sportit e në drejtim të tunelit”, – the kryebashkiaku Leli.

Kjo duhet pastruar totalisht, sepse duhet të garantohet që gjithë cilësia dhe bukuria e arritur me Lungomaren të vazhdojë të shtrihet deri tek tuneli. Kjo është faza e dytë. Faza e tretë pastaj është matanë, por nëkëtë fazë kemi këtë projekt, nga ku mbaron Lungomarja tek tuneli, që do të thotë që këtu duhet të pastrohet çdo gjë”, – tha Kryeministri Rama, i cili nënvizoi se projekti do të sjellë shumë zhvillim për zonën.

Rama në shkollën “Mynyr Xhindi”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME