Categories Lajme

Vdes punëtori i një kantieri ndërtimi në Tiranë, policia: Humbi ekuilibrin, ra dhe vdiq! Dëshmitarja: Po kosiste barin

Në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet është gjetur një person i pajetë. Viktima është një 66-vjeçar me inicialet J. M. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme në një objekt në ndërtim dhe ‘dyshohet se ka humbur ekuilibrin për pasojë është dëmtuar në kokë duke gjetur vdekjen‘. Por policia nuk sqaron se çfarë ishte duke bërë punëtori në momentin që ndërroi jetë.

Një dëshmitare tregoi për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omerin se 66-vjeçari ishte duke kositur barin kur u rrëzua në tokë. “E pashë nga ballkoni ngjarjen. Aty ishte inxhinieri dhe punëtorë të tjerë. E pashë kur ra, se po kosiste barin brenda kantierit. Ai tjetri thërriti dhe bërtiti dhe e lëvizi, por nuk lëvizi më” tha dëshmitarja për Report Tv. Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morg.

Foto nga vendi i ngjarjes

Lajmi në përditësim….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME