Categories Lajme

“Provimi i maturës ishte skandaloz”/ Pedagogia: M’u deshën 30 minuta të kuptoja pyetjet, m’u ngjall ndjesia e urrejtjes për artin e fjalës

Studiuesja dhe pedagogia Lili Sula e ka quajtur skandaloz testin e maturës së Gjuhës Shqipe. Në një postim në Facebook ajo shprehet se iu deshën 30 minuta të kuptonte testin. Sipas saj ky test ishte një fyerje e madhe për maturantët. “Fyerje e madhe për të gjithë maturantët që kanë lexuar veprat letrare e kanë mësuar këto dy lëndë; fyerje e nëpërkëmbje për mësuesit, që i janë përkushtuar mësimdhënies gjatë viteve të arsimit të mesëm të lartë dhe dje, pas provimit, ishin në pozitë të vështirë e nuk dinin t’i përgjigjeshin pyetjeve të maturantëve për saktësinë e alternativave”, shkruan Lili Sula.

Reagimi i plotë: Maturantët tanë u testuan në provimin e Gjuhës shqipe e të Letërsisë përmes një testi skandaloz, plot probleme në rrafsh konceptual shkencor, metodik e jashtë përmbajtjes lëndore.

M’u desh thuajse 30 minuta të kuptoja testin e nuk më doli koha të zgjedh alternativat, për të cilat, për një pjesë syresh, po pres me drojë të publikohet çelësi, ndoshta edhe më jep të drejtë …

Fyerje e madhe për të gjithë maturantët që kanë lexuar veprat letrare e kanë mësuar këto dy lëndë; fyerje e nëpërkëmbje për mësuesit, që i janë përkushtuar mësimidhënies gjatë viteve të arsimit të mesëm të lartë dhe dje, pas provimit, ishin në pozitë të vështirë e nuk dinin t’i përgjigjeshin pyetjeve të maturantëve për saktësinë e alternativave.

Testi i djeshëm i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, për më shumë se 32 mijë maturantë u ngjalli atyre ndjesinë e urrejtjes për artin e fjalës, si dhe u zbehu dëshirën për të lexuar letërsi, sepse, tek e fundit, të nxënit e saj në tri vite shkollore nuk pati asnjë vlerë.

Hartimi i testit për kurrikulën, që formon identitetin kombëtar te të rinjtë e që e hodhi maturantin/en në qendër të grackës ishte promovimi më i mirë që iu bë distancimit të të rinjve ndaj leximit, si dhe thirrje e hapur për të mos studiuar e jetuar në Shqipëri.

Ditën e djeshme u ngritën në protestë dhjetëra maturantë. Ata u shprehën se teza nuk kishte lidhje me gjuhën shqipe. Maturantët gjithashtu kërkuan ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME