Categories Lajme

“Provimi ishte absurd”, maturantët e Shkodrës në protestë

Pas Tiranës, protesta e maturantëve për testin e Gjuhë-Letërsisë është shtrirë edhe në rrethe. Maturantët e Shkodrës janë ngritur gjithashtu në protestë ditën e sotme, ndërsa më herët ka pasur revolta edhe në Fier. Sipas tyre provimi i Gjuhë-Letërsisë ishte absurd. Ndër të tjera ata shtojnë, se pyetjet e provimit ishin jashtë programit. Maturantët kërcënojnë me bojkot të provimit të radhës nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Maturantët dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.

Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME