Categories Lifestyle

Provoni t’i lani rrobat me aspirinë dhe piper, rezultati do t’ju befasojë

Rrobave të bardha hidhini aspirinë.  Edhe me lavatriçet më moderne është shumë e vështirë që rrobat e bardha t’i mbani borë të bardha. Shpesh ato marrin zverdhje në zonën e sqetullave. Për fat të mirë ekziston një zgjidhje dhe ajo çka ju duhet është vetëm 5 pilula aspirina.

Ja si t’i përdorni

Vendosini tabletat në një tas të madh ose në një legen me ujë të vakët dhe lërini të shpërndahen. Përzieni ujin me aspirinën derisa të treten plotësisht. Për tu siguruar që tabletat të shpërndahen më shpejt, gjithashtu mund t’i ndani në disa pjesë para se t’i hidhni në ujë. Më pas vendosni rrobat e bardha, të venitura, ose të zverdhura dhe lërini për tetë orë rresht. Mund t’i vendosni aspirinat edhe në lavatriçe, por në legen do të merrni rezultate më të mira. Pasi t’i lini rrobat për 8 orë, duhet t’i lani në lavartiçe, në kushte normale.

Dëshironi të mësoni se si të ruani ngjyrën e  rrobave të errëta dhe me ngjyra? 

Rrobave me ngjyrë hidhini piper

Ndodh shumë shpesh që blini një veshje perfekte dhe pas një muaji përdorimi ngjyra e saj fillon të zbehet. Për fat të mirë ka një zgjidhje dhe për këtë ju nevojitet vetëm pak piper i zi. Vendosini rrobat që kanë humbur ngjyrën në lavatriçe dhe aplikoni detergjentin që përdorni gjithmonë për t’i larë ato. Pastaj shtoni një lugë çaji piper të zi. Lajini rrobat në lavatriçe me ujë të ftohtë.

Pasi të mbarojë procesi i larjes do të shihni që ngjyrat e rrobave do të jenë të njëjta me kohën kur i keni blerë.

Mbetjet e detergjentit i bëjnë rrobat tuaja të zbehta dhe rrjedhimisht ato humbasin më shpejt ngjyrën e tyre intensive. Falë strukturës së specit, pra piperit, mbetjet e detergjentit nuk do të ngjiten më në rroba. Në këtë mënyrë rrobat nuk do të humbasin ngjyrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME