Categories Lajme

Prrenjas/ Ndalohet për dy ditë varrosja në fshatin Katjel i një gruaje egjiptiane, komuniteti refuzon

Një ngjarje e paprecedentë që ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në opinionin publik është regjistruar këtë javë në fshatin Katjel në Njësinë Administrative Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit.

Për dy ditë me radhë, familjarëve të një gruaje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua varrosja e saj në varrezat e fshatit për shkak të një vendimi të pleqësisë dhe një pjese të komunitetit që e konsideronin familjen e të ndjerës  “jo autoktone”.

E ndjera Sofie Doda, 63 vjeç, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë këtë fillimjavë. Por për familjen e saj, dhimbja për humbjen e njeriut të dashur u shoqërua me një dramë të rëndë sociale dhe njerëzore. Pavarësisht se familja Doda jetonte prej dhjetëra  vitesh në fshatin Katjel, pjesëtarët e pleqësisë së fshatit dhe disa banorë të tjerë refuzuan hapur që ajo të varrosej në varrezat lokale.

Sipas dëshmitarëve, refuzimi u mbështet në arsyetimin absurd se familja nuk ishte “autoktone” dhe rrjedhimisht “nuk kishte të drejtë varri në varrezat e fshatit”. Kjo sjellje e denjë vetëm për kohë të errëta, solli një reagim të menjëhershëm të familjarëve dhe të komunitetit të gjerë, por edhe përpjekje të dëshpëruara për të gjetur një zgjidhje.

Ngjarja mori përmasa edhe më dramatike, kur familjarëve nuk iu lejua të varrosnin të ndjerën as në pjesën e varrezave të njohura si “të komunitetit egjiptian”, një zonë brenda fshatit ku tradicionalisht janë varrosur pjesëtarë të këtij komuniteti.E ndodhur përballë një situate të pashembullt, familja e të ndjerës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, kërkoi ndihmë nga të njohur dhe sipërmarrës në qytetin e Prrenjasit.

Ishte pikërisht një sipërmarrës i njohur nga fshati Skroskë i cili ndërhyri dhe arriti të sigurojë një vend për varrin e 63-vjeçares në varrezat publike të qytetit të Prrenjasit. Ceremonia mortore u zhvillua mesditën e së Mërkurës, larg fshatit ku Sofie Doda kishte jetuar gjithë jetën e saj.

Familjarët e të ndjerës kërkojnë që autoritetet të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa ndaj atyre që penguan varrimin, duke e kthyer dhimbjen e tyre në një traumë kolektive. Ata kërkojnë gjithashtu që të përcaktohen qartë me ligj të drejtat e varrimit dhe përdorimit të varrezave publike në të gjitha zonat e vendit, për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME