Categories Lajme

PS, e vetmja parti politike në Shqipëri që gruas i ka dhënë vendin dhe dinjitetin që meriton

Partia socialiste është e vetmja parti politike në Shqipëri që gruas i ka dhënë vendin dhe dinjitetin që meriton. Në krahasim me vitin 2013 është rritur me 30 % numri i grave sipërmarrëse dhe drejtuese në ndërmarrje; përfaqësimi i grave në parlament arriti 29 % dhe 36 % në këshilla bashkiakë.

Gjatë një takimi me gra sipërmarrëse të Elbasanit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se, “pas zerimit të TVSH-së dhe tatimfitimit, gratë sipërmarrëse sot janë më të sigurta në bizneset e tyre dhe punojnë për të rritur mirëqenien e familjes, e padyshim për të rritur punësimin”.

Balla shtoi më tej se në vitin 2013, kur mori pushtetin, PS gjeti një sistem pensionesh drejt falimentimit dhe u desh shumë punë për ta çuar në shinat e duhura. E megjithatë, shtoi sekretari i përgjithshëm i PS, pavarësisht edhe vitit të vështirë, qeveria shqiptare arriti të indeksojë pensionet. Duke përmendur të gjithë sektorët ku transformimi ka qenë i jashtëzakonshëm si në shëndetësi, arsim, mjedis etj., Balla u ndal tek çështja kryesore, punësimi.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë është të nxisim punësimin. Por jam krenar sot që numri i sipërmarrjeve që punësojnë gra e vajza në Elbasan është tre herë më i madh; për nga numri i të punësuarve është 5 herë më i madh. Të gjithë e dimë që në 2013 në Elbasan ishte vetëm një ndërmarrje punësuese, ‘Kurumi’, që punësonte vetëm burra”, tha Balla. Gjithashtu Balla shtoi më tej se puna për Elbasanin do të vijojë, dhe qyteti i kulturës dhe dijes do të vazhdojë të mbajë dinjitetin që meriton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME