Categories Politike

PS-ja kërkoi shkarkimin e Malajt për shkelje të Etikës, reagon Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së PS-së për të shkarkuar anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni Arben Malaj. Banka e Shqipërisë thekson se në përcaktimin e parimeve bazë të sjelljes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Kodi i Etikës sanksionon detyrimin e tyre për të qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjësive të tyre, pasi përfaqësojnë organin më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Po sipas deklaratës, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë në interesin më të mirë të Bankës së Shqipërisë, si dhe të sistemit bankar në Shqipëri. “Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj. Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë”.

Gjithashtu, BSH-ja shprehet se nga momenti i emërimit, deri në përfundim të mandatit, anëtarët përfaqësojnë në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucionit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojë imazhin e tij. “Ky qëndrim institucional është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat u kërkojnë zyrtarëve publikë të kujdesen që gjatë përfshirjes në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t’i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre. Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës” mbyllet deklarata.

Në kërkesën e firmosur nga PS-ja thuhet se në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar cështje që mund ti shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të këshillit mbikqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni. Sipas socialistëve temat e trajtuar nga Malaj në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike të ndryshme nga politikat e rregulluara dhe të mbikqyrura nga Banka e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me fushën e kompentencave të ushtruara si anëtarë të këshillit mbikqyrës të BSH, kompetencat e të cilit parashikohen në nenin 13 të ligjit ‘Për Bankën e Shqipërisë’.

Qëndrimet e shprehura publikisht nga Malaj thuhet në kërkesë, ‘mund të kenë ndikim negative mbi detyrimet që ia ka ndaj BSH dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjese e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë edhe imazhin e BSH, bien ndesh dhe cenojnë pavarësinë dhe integritetin e BSH’. Qëndrimet e Malajt argumentohet në  kërkesë kanë qenë të vazhdueshme dhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor dhe ky fakt përbën argumente të shtuara për sjellje jo etike dhe në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e monitorimit të miratuar me vendim kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME