Categories Lajme

PS merr 74 mandate, PD 59 dhe LSI 4, mbyllet procesi në 9 qarqe, mbeten dhe 314 kuti pa numëruar

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendi për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 13:01 , janë numëruar 4885 kuti nga 5199 në total dhe kanë mbetur për të numëruar 314 kuti.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 709720 vota ose 48.79 %, me 74 mandate. PD-AN kanë marrë 574532 vota ose 39.49 %, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 100059 vota ose 6.88 %, konvertuar në 4 mandate. Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 32673 vota ose 2.25 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Sipas KQZ procesi i numërimit është mbyllur në këto qarqe:

-Korçë, PS merr 6 mandate, PD 5, LSI mbetet pa mandat

-Shkodër, PD merr 5 mandate, PS 3 dhe LSI 1

-Lezhë, PD merr 4 mandate, PS 3 dhe LSI zero

-Elbasan, PS merr 8, PD 6 dhe LSI pa mandat

-Fier, PS merr 6 mandate, PD 6, LSI 1

-Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI humb mandatin e 2017

-Vlorë, PS merr 8 mandate, PD-AN 4 mandate dhe LSI nuk merr mandat

-Dibër, PD merr 3 mandate, PS 2 dhe LSI nuk merr mandat

-Kukës, PD merr 2 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME