Categories Lajme

Transportonin emigrantë të paligjshëm, kapen 2 persona

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ndihmuan për kalim të paligjshëm të kufirit 14 emigrantë të paligjshëm, kundrejt dëmshpërblimit.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 24-vjeçari me iniciale D.L banues në fshatin Gështenjas dhe 30-vjeçari B.M banues në Kurdistan, ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim E.N

Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Podgorie, Maliq, shtetasin D. L., duke transportuar me mjetin furgon tip “VW Crafter”, 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, u kap shtetasi irakian B. M., duke transportuar me mjetin “Mercedes-Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi E. N., ishte bashkëpunëtor me 30-vjeçarin B. M., në këtë veprimtari të paligjshme.

Qarku Korçë/Informacion Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit k riminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. L, 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec; B. M., 30 vjeç, banues në Kurdistan, Irak, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N.

Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Podgorie, Maliq, shtetasin D. L., duke transportuar me mjetin furgon tip “VË Crafter”, 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, u kap shtetasi irakian B. M., duke transportuar me mjetin “Mercedes-Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi E. N., ishte bashkëpunëtor me 30-vjeçarin B. M., në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME